KreuCelebrity

Çifti i ‘Përputhen’ bëhen prindër, emri i vajzës na befasoi!

Çifti i ‘Përputhen’ bëhen prindër, emri i

E  njohur per publikun nga nga emisioni “Për’puthen”, Roela Meka ka përjetuar momentin më të lumtur të jetës së saj. Ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme vetëm një ditë pasi ndau me ndjekësit e saj pamje të ëmbla nga “baby shower”-i i organizuar në muajin shtator. Lajmin e bukur e konfirmuan burime të sigurta për Prive nga Liberta Spahiu. 

Çifti i ‘Përputhen’ bëhen prindër, emri i

Emri i zgjedhur per vogelushen ishte mjaft i vecante: Vajza e porsalindur quhet Siela, një emër i rrallë dhe me kuptim të veçantë, që përfaqëson butësinë, pastërtinë dhe frymën e re që ajo ka sjellë në jetën e prindërve të saj.

Gjatë “baby shower”-it, ndjekësit vunë re mungesën e partnerit të saj, Vedatit, gjë që ngriti pyetje në rrjete sociale. Megjithatë, sipas burimeve të afërta me çiftin, arsyeja ka qenë plotësisht personale. Nëna e Vedatit ishte nisur për në Mekë për arsye fetare, ndërsa ai vetë ka qenë i angazhuar me punë, duke mos mundur të jetë i pranishëm. Sipas miqve të afërt, Vedati ka qenë pranë Roelës gjatë gjithë shtatzënisë dhe momentit të lindjes, duke e mbështetur në çdo hap.