KreuCelebrity

Bukuroshja shqiptare që përfaqësoi SHBA në “Miss Globe” do të hyjë në "BBV5"?

 

Me nisjen e sezonit të ri televiziv, ka nisur edhe kurioziteti për edicionin e tij të pestë të Big Brother Vip, datën e nisjes, moderatorin dhe banorët e rinj. 

Bukuroshja shqiptare me origjinë nga Shkodra, e cila ka përfaqësuar SHBA në “Miss Globe”, Samantha Shkreli, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

E pyetur nga Ronaldo nëse do të hynte në "BBV5", Shkreli u përgjigj se do të donte të ishte pjesë.

“Është një shans për të pasur një platformë më të madhe, gjëja më e rëndësishme për mua është se dua të përdor zërin tim, platformën time, të përdor zërin që të ndihmoj sa më shumë njerëz që kam mundësi. Për mua “Big Brother” është një shans që ta bëj këtë”, tha ajo.

E jo vetëm kaq, Shkreli u shpreh se do të kishte shanse që ajo ta fitonte atë edicion

“Po, sepse jam një femër shqiptare, dhe femrat shqiptare janë shumë forta”.