
Belina Pupa, gruaja e aktorit Elvis Pupa, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.
Në maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Së fundmi në një bisedë viruale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët e kanë pyetur lidhur me atë periudhë, Belina është shprehur:
“Situata ka pasë ngarkesën e vet, por koha është treguesi më i mirë!”.
Por jo të gjitha kanë përfunduar, procesi gjyqësor, sipas Boldnews, vijon për një tjetër akuzë që lidhet me ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin elektrik, për të cilën seanca e radhës është caktuar më 25 nëntor 2025 në Gjykatën e Adelaide.


