KreuBordo Men

Letërkëmbimi virtual i Viktor Zhustit dhe Çun Lajçit nuk duhet humbur!

 

Nga Ilda Lumani

Në epokën e medias sociale, ku gjithçka kemi, ndjejmë, duam të themi, përgëzojmë apo edhe protestojmë e ndajmë aty mund të lexosh çdo ditë absurditete, gjëra sipërfaqësore, komente dhe debate për hiçmosgjë apo për shumë gjë me një gjuhë shpesh të rënduar dhe pa pikë empatie.

Aman të takon dhe me disa njerëz me mendjen plot, personalitete të fjalës dhe mendimit, tek profilet e të cilëve ndjen dhe beson se jo gjithçka eshtë berë pis në këtë realitet.

Letërkëmbimi virtual i Viktor Zhustit dhe Çun Lajçit nuk

Këte mëngjes, siç e do rituali kontrollova çfarë kishte ngjarë në rrjet. Dhe një status disi pesimist dhe me nota revolte i aktorit Çun Lajçi më tërhoqi. Ia ndjek me kureshtje postimet e tij, ato te një shkrimtari bohem, një shkrimtari lëvizës që me karrocën e tij të librave ngjan aspak me imazhin e aktorit brilant në skenë dhe film. Megjithatë, mënyra që ai ka zgjedhur për t’i folur njerëzve, mënyra që ka zgjedhur për ta kaluar këtë fazë të tij të jetës si një librari lëvizëse, mënyra sesi ai po e jeton fatin, që i rra (vdekja e vajzës) është për t’u respektuar dhe jo paragjykuar.

Pikërisht në statusin e tij të gjatë, me titull “M'kan gjykue e s'kam dijtë a duhet me qeshë a me kajt!” një koment ndryshoi rrjedhën e gjërave. Viktor Zhusti, aktori ynë i mrekullueshëm, por dhe me një shpirt të butë e  të kujdesshëm i shkruan:

“Përshëndetje, o shpirt i paqetë !

Zbrazu, këndoi dhimbjes, trishtimit, dëshpërimit, moskuptimit… edhe pse nga gjithçka përreth: njerëzit, jeta, koha, madje dhe arti ( streha e vetme e mbetur), shije të hidhur të sjellin në gojë.

Sepse je, ai që je !

Sepse je, ke qenë e do të jesh, i veçantë, në gjthçka, mendim, fjalë, sjellje… art !

E mbron me fanatizëm, pasi me mund e sakrificë ke gdhëndur identitetin tënd, të pangatërrueshëm:

ÇUN LAJÇI !

Je DIOGJEN në këtë kohë të trazuar, Librin nge lart si fener, për të gjetur e ndriçuar njeriun e në vend të fuçiqë, rëzë pemësh dergjesh, vazhdim rrënjësh të ngulura thellë në këtë truall, kaq të mallkuarbekuar!

Zoti të faltë jetë, të tjerat t’i tregon busulla jote…” I dedikon këto fjalë himn Viktor Zhusti, Ccun Lajccit.

 

Fjalë në fakt, që tingëllojnë si një dritë shprese një dozë kurajo, që të gjithë kanë nevojë.

Çun Lajçi përgjigjet fill pas tyre.

 

“Viktor Zhusti, ti mik e shok e kolegë! Shumë vite s'jemi pa. Ikën stinët njëra pas tjetrës dhe i moren edhe ato pak çaste që treguam se jemi artist para një kamere të një regjizori në Fushë Arrëz dhe fatkeqësisht mbeta kënedej Fanit i harruar për çdo kend, (pos zotërisë sate), andej Matit! Faleminderit që s'me paskeni harrua, ndaj ndjeva mall kur lexova letërzën tuaj!

Shëndetin e paqim se për artin s'po mërzitem shumë, sepse ai iku pa vullnetin tim, sikur u shlirue kur doli nga zguri im!

Të përqafoj Viktor, artist i madh e njeri i mirë!”, mbyll komentin Lajcci.

 

E mandej një status të plotë dedikuar Viktor Zhustit, që vlen të lexohet, pasi aty wshtw historia, jeta, arti dhe njeriu!

 

“Të përqafoj gegnisht Viktor Zhusti

Shumë vjet kanë kalue, ti mik që ende përpëlitesh mbi dërrasat e skenës, si lisat që s’e njohin dorëzimin, e po mundohem me kujtue nji fundverë t’largët, buzë prronit t’Fushë Arrëzit, ku ishte ndërtue nji lagje filmi, e banorët e vetëm ishin ca artistë.

Aty kishte pak gjallni, por shumë shpirt.

Do kuaj, n’mos gabohem, që shaloheshin prej nesh; dy-tri dhi, nji qen, ndoshta edhe ndonji lopë. 

E mbi t’gjitha kishte art.

“Burrneshat” quhej filmi, dhe ende e ndiej aromën e ajrit, t' përzîem me zhurmën e kamerës e t’shpirtit tonë të gjallë.

Ah, si fluturojnë stinët, Viktor, dhe me to edhe kujtimet që s’mbeten në pelikulë, por veç në shpirt.

Ishim për herë t’parë bashkë n’nji film, e më kujtohet si sot kur ti i the regjisorit me nji mllef të drejtë:

“Si mundesh me e harxhu Çunin veç në nji skenë?”

E the me shpirt, si burrat e artit që nuk e durojnë padrejtësinë.

Atë ditë kuptova se fjala e sinqertë e nji artisti vlen ma shumë se çdo dekoratë.

Tash po t’shoh andej kah je, ende n’skenë, ende i gjallë e i bukur në përkushtim.

Mos u ndal, mik.

Vazhdo mos me u harrue, se harresa âsht vdekja e dytë e artistit.

Na jemi t’mirë deri sa kanë interes prej nesh – pastaj fryn era, e na mbesim si gjethet e plakuna në rrugë t’vjetra.

Unë tash po merrem me vetën teme.

Po punoj me vetën teme, po shkruaj për shpirtin tem, e po i këndoj vetmisë sa herë m’merr malli.

Flas me kujtimet, me emna që s’vdesin kurrë: Pirron, Margaritën, Ndrekën, Mimikën, Agimin, Edin…

E shpesh, në heshtje, m’doket se po zgjoj edhe Rikardin e Shkodrës prej gjumit t’bardhë.

Unë mbeta këndej Fanit, i harruem për kë do andej Matit — veç ti, Viktor, s’më harrove.

E për këtë, t’falënderoj me shpirt.

Brezi i ri s’na don ma n’film, mbase s’e dinë se arti pa rrânjë âsht si pema pa hije.

Ishte nji kohë “Komete...”, nji kohë “Shqiptari”, “Kolonel Bunkeri”, “Falja e gjakut”,  “Sofia” ... që rrinë tue pritë me i nxjerrë nga harresa.

Faleminderit që s’më harrove, Viktor.

M’u mbush zemra me mall kur lexova letrën tande.

Shëndetin e paç, se për artin s’po mërzitem ma; ai iku pa pyetë, u çliru si nji zog që gjeti dritën jashtë zjarrit tem.

Të përqafoj me mall, Viktor Zhusti — artist i madh e njeri i mirë.

Përqafimin tem shpërndaje te Tinka, Roberti, Asqeriu e Arbana.

Le ta dijë arti se ende jetojmë n’kujtesë, edhe kur skena hesht e drita shuet ngadalë.

30.10.2025”, Çun Lajçi.

 

Ja pra këto janë letërkëmbimet virtuale në kohën që gjërat janë sot jetojmw. E janë kaq frymëzuese dhe të rralla, nga dy njerëz plot vlera, prej të cilëve kemi marrë një leksion të madh jete, vuajtje, miqësie të sinqertë, motivimi dhe virtyti dhe respekti të rrallë!

 

Letërkëmbimi virtual i Viktor Zhustit dhe Çun Lajçit nukLetërkëmbimi virtual i Viktor Zhustit dhe Çun Lajçit nukLetërkëmbimi virtual i Viktor Zhustit dhe Çun Lajçit nukLetërkëmbimi virtual i Viktor Zhustit dhe Çun Lajçit nuk