KreuBordo Men

Alket Islami: Vdekja? Njerëzit duhet të shkojnë të lumtur drejt saj!

BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.

I ftuar së fundmi për të dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO ishte Alket Islami, kronikani i qiellit, i cili ka folur shumë për familjen e tij dhe për atë që e bën të ndjejë lirinë absolute.

Cili është vyrtyti që vlerëson më shumë tek një njeri?

Në karakter sinqeriterin dhe mbi të gjitha të qenurit i sjellshëm, i edukuar, i respektuar dhe të kesh një nga vyrtytet që unë e kam përzemër, të jesh mirënjohës.

Tek bashkëshortja jote, çfarë cilësie admiron më shumë?

Sinqeritetin, mirënjohjen dhe respektin për njëri-tjetrin.

Aktualisht nëse nuk do të kishe këtë profesion, çfarë do të bëje tjetër?

Do të bëja agjenci turistike edhe pse mund ta bëj dhe tani, po do më shkonte mendja të bëja agjensi turistike për guida dhe për të futur turizmin ‘outdoor’, dhe për pjesën e trashëgimisë. Do të më pëlqente shumë.

A ke një hero, një njeri ideal?

Njeriun ideal kam tim atë që nuk jeton më, për pjesën e profesionit kam një njeri që jam inspiruar që është Arthur Bertrand, fotograf francez, në saje të veprës së tij, unë fillova të bëj fotografinë nga ajri që ta përkthej në volume. Arthur Bertrand ka qenë i pari që bëri “The Earth From the Air”.