KreuCelebrity

"Ajo më vodhi votat!", Elsa Lila për Albina Kelmendin: Hakmarrja serviret e ftohtë!

Personazhet e zgjedhur në këto puntata të "Mirëmbrëma Yje" kanë qenë mjaft interesantë. Të ftuar në episodin e ri kanë qenë këngëtarja e njohur, Elsa Lila dhe moderatori, Isli Islami.

Elsa ka treguar shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku dhe ka rikujtuar edhe ngjarje të kaluara nga shumë vite më parë, “The Voice of Albania” 2014 dhe FEST 61. 

Elsa Lila pretendoi se rivalja në garë, Albina Kelmendi në “The Voice of Albania” në 2014 i kishte vjedhur votat e publikut. Në rikthimin e saj pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës, Elsa u vlerësua me çmimin e parë nga juria, por votat e publikut i fitoi Albina dhe familja e saj Kelmendi, të cilët e çuan në Eurovizion.

Elsa nuk e ka etiketuar drejtëpëdrejtë në emër, por e ka nënkuptuar:

 “E bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person. Të kenë pak kujdes nga gjykatat sepse funksionojnë këtu në Shqipëri kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohë”, tha ajo.

Elsa Lila: 2 vite rrjesht janë abastanca për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im. Ju mendoni që mu dha haku që meritoja?

Vendimin e mori publiku

Elsa Lila: Mendoj që jo, ç’publik?

Pse nuk mendon që e mori publiku Elsa?

Elsa Lila: Sepse kemi prova të shumta empirike dhe fizike, flas me gjuhë penaliste, prova empirike që nuk ka qenë ashtu. Provat janë që votat janë blerë nga publiku. Pafund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg por nuk e çova.

Pse nuk e çon?

Elsa Lila: Sepse ju e dini që unë mundësitë i kam të shumta, duke qenë se kam në familje avokatë. Kisha fare kollaj që provat që kisha që ta bëja atë çështje të rëndësishme. Jam mësuar që mos të merre me polemika por të merrem me punën time, me talentin tim dhe ti ofroj publikut atë për të cilën unë kam lindur dhe për të mos i dhënë rëndësi akoma më shumë atij skandali që dikush tjetër bëri. Unë jam Elsa, di të bëj atë që bëj, jam e ndershme dhe historiku e tregoi që unë nuk i vodha votat por dikush tjetër i bëri. Unë nuk e bëra skandalin, për të mos ta bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person. Të kenë pak kujdes nga gjykatat sepse funksionojnë këtu në Shqipëri kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.