KreuCelebrity

Ndërron jetë në moshë të re Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar!

Ndërron jetë në moshë të re Dorian Kongoli, djali i

Vetem 47 vjec, Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit tonë të shquar Fatos Kongoli, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ai jetonte  në Nju Jork dhe duket nga i ati kishte trasheguar talentin e te shkruarit. I dashuruar me letersine, Doriani shkruante me pseudonime dhe jo me emrin e tij, ndërsa në SHBA ushtronte profesionin e policit.Në muajin Korrik 2025, familja dhe një organizatë për mbledhjen e fondeve publikuan rastin e Dorian Kongolit dhe bënë me dije se ai po luftonte me kancerin e veshkave në fazën e 4.

Ndërron jetë në moshë të re Dorian Kongoli, djali i

Një roman i tij me titull “Transplanti i jetës” ka qarkulluar ne gjuhen shqipe. Shtëpia botuese Toena dha lajmin në Facebook dhe tregon se romani i fundit i Dorianit ishte në proces botimi.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.

DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.

Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:

– Imprint legacy, 2019

– Morning star, 2020

– Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022

Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”

Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit

E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00

E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00

Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!