KreuCelebrity

Ndahen Angela Martini dhe Drago Savulescu, mediat e huaja zbulojnë divorcin!

 

Modelja shqiptare Angela Martini duket se i ka dhënë fund martesës së saj me biznesmenin rumun, Drago Săvulescu pas rreth shtatë vitesh martesë.

Angela ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj në Gjykatën e Los Angeles të enjten, duke shënuar 24 tetorin si datën zyrtare të ndarjes, shkruan TMZ.

Në dokumente, arsyeja e prishjes së martesës përmendet si “mospajtime të pajtueshme”, një formulim standard që nënkupton fundin e marrëdhënies për shkak të dallimeve të thella mes partnerëve.

Angela dhe Drago kanë një djalë 3-vjeçar, Kyree Martini Savulescu, për të cilin Angela kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike. Modelja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar gjithashtu që ish-bashkëshorti i saj t’i paguajë pension bashkëshortor, duke theksuar në dokumente se martesa e tyre ka filluar në dhjetor të vitit 2017.

Ndahen Angela Martini dhe Drago Savulescu, mediat e huaja zbulojnë

Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar ose deklaratë publike nga të dyja palët që ta vërtetojë me siguri.