Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Manjola Nallbani ka rrëfyer për Revistën Bordo, emocionet e rikthimit të saj në skenën e Kënga Magjike me këngën më të re “Jetoj”.
Pas disa vitesh, këngëtarja e njohur rikthehet fuqishëm duke sjellë një performancë që kombinon vokalin, poezinë duke dhënë një mesazh të fuqishëm dhe aktual për dashurinë.
“Festivalet janë skena ku unë ndjehem më shumë vetvetja,” thotë Manjola për Bordo.
Ajo falenderon bashkëpuntorët e saj në këtë rrugëtim, teksa veçon njërin prej tyre vëllain e saj Erald Nallbani.
“E vlerësoj shumë kompozitorin e këngës, një artist shumë i talentuar i Jeris Kaso. Po ashtu më kanë pëlqyer dhe i kam dashur që momentin e parë që i kam lexuar e deri sot kur e këndoj këngën si në skenë edhe edhe vetë për veten time më emocionoi njësoj poezia e Elios Shulit.
Po unë besoj që një vlerë shumë të madhe ajo këngë e ka marrë edhe nga performanca. Ishte një ide realisht e regjisorit e Aldon Lipes që bën gjëra të mëdhaja pa zhurmë. Ajo ideja e resë, një veshje uau vërtetë magjike nga miku edhe artisti që unë e kam pasur shumë herë në krah gjatë karrierës time, Joni Peçi. Ela Pera që i kam thënë më ka bërë të më hynte vetja në qejf me atë makeupin. Edhe sigurisht krahu im, mbështetja ime është vëllai im Erald Nallbani i cili ishte pjesë e realizimit të asaj performance shumë të bukur dhe natyrisht Kënga Magjike e ka këtë…ta jep këtë mundësi, që ti të mund ta prezantosh këngën jo thjesht vokalisht shumë mire, por në të njëjtën kohë edhe vizualisht, të bëhet një vlerë e tëra domethënë dhe e muzikës dhe e fjalës, por në të njëjtën kohë edhe e asaj magjisë që krijohet përmes performancës.”Kënga “Jetoj” sipas Manjolës nuk është vetëm një këngë dashurie mes dy njerëzve, por ka një mesazh më të thellë se aq.
“Në një kohë kur teknologjia po e bën botën më të ftohtë dhe më virtuale, ‘Jetoj’ flet për dashurinë dhe humanitetin që nuk duhet të humbasim. Është një reflektim mbi ndjeshmërinë dhe marrëdhëniet njerëzore.”Publiku dhe kritikët e pritën performancën e saj me duartrokitje, duke vlerësuar rikthimin e saj duke mbajtur stilin personal dhe të kohës.
“Më rëndësishme se fitorja është që kënga të më emocionoj mua dhe të përcjellë emocion te publiku,” shprehet Manjola.
Ekskluzivisht për Bordo, Manjola Nallbani tregon se rikthimi i saj në Kënga Magjike nuk është vetëm një performancë muzikore, por një mesazh i fuqishëm për dashurinë dhe magjinë e skenës, që vazhdon të kapë zemrat e të gjithëve.
Video e plotë më poshtë:
