KreuCelebrity

Publikohen pamjet e para nga filmi i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

Publikohen pamjet e para nga filmi i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

Pas disa paralajmërimeve enigmatike në rrjetet sociale, Luiz Ejlli ka zbuluar surprizën që po përflitej prej javësh: një film ku ai dhe partnerja e tij, Kiara Tito, do të jenë protagonistët kryesorë. 

Në pamjet e para që janë bërë publike, çifti shfaqet gjatë leximit të skenarit dhe provave për skenat e tyre, duke treguar përkushtim dhe kimi të fortë artistike. Xhirimet duket se janë ende në fazën përgatitore, ndërsa çdo detaj po punohet me kujdes për të sjellë një histori që premton emocione dhe autenticitet.


 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaudia Brahimaj, Krijo Productions (@klaudia.brahimaj)



Menjëherë pas publikimit të videove, rrjetet sociale janë mbushur me reagime pozitive nga fansat, të cilët mezi presin të shohin Luizin dhe Kiaren në një tjetër dimension atë të aktrimit.

Edhe pse titulli dhe ekipi realizues nuk janë zbuluar ende, pamjet e para lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një projekt të menduar me kujdes dhe me shumë pasion. Ky film pritet të jetë një nga më të komentuarit e vitit në showbizin shqiptar, duke shënuar një hap të ri në karrierën e çiftit më të dashur për publikun.