KreuCelebrity

“Kukulla njerëzore”, misteri që po çmend Kinën ( dhe rrjetin): Çfarë ndodhi vërtet me aktorin Yu Menglong?!

“Kukulla njerëzore”, misteri që po çmend Kinën

Vdekja e mistershme e aktorit 37 vjecar Yu Menglong ka pushtuar prej javësh mendjen e publikut kinez. Muajin e kaluar, u përhap me shpejtësi të rrufeshme lajmi se trupi i tij i dërrmuar ishte gjetur në tokë, përpara një pallati shumëkatësh. Policia nxitoi ta quante “një vdekje aksidentale”, pasojë e një konsumi të tepruar të alkoolit në një festë. Mediat e vendit komunist i bënë ngjarjes një mbulim të përciptë.

“Kukulla njerëzore”, misteri që po çmend Kinën
“Kukulla njerëzore”, misteri që po çmend Kinën

Por shumë pikëpyetje e rrethuan që në fillim këtë vdekje. Dritarja e banesës nga ku pretendohej se kishte rënë 37 vjecari, pervecse një parvazi mjaft të lartë, ishte e mbulur dhe me një rrjetë e cila zor të cahej. Në TikTok qarkulluan video të pakonfirmuara që pretendohet se tregonin momentet e fundit të aktorit, ku dukej se dikush e mbante të varur në dritare teksa ai bërtiste e lutej për ndihmë. Pamje të aktorit të ndjerë, që po qarkullojnë pa reshtur tani së fundi, tregojnë se në disa raste ai kishte shenja abuzimi në trup, të cilat përpiqej t`i mbulonte dhe dukej shumë i trembur.

“Kukulla njerëzore”, misteri që po çmend Kinën

Në një rast pretendohet se gjatë një komunikimi me publikun iu dorëzua një letër ku shkruhej: “”Je shumë i pashëm”, dhe ai buzëqeshi. Por kur e ktheu letrën, në pjesën e pasme thuhej: “Kukull njerëzore”, cka bëri që t`i ngrinte buzëqeshja e tmerri të pushtonte sytë e tij.

Teoritë e konspiracionit kanë pushtuar rrjetin. Disa prej tyre e lidhin vdekjen e Yu Menglong me Muzeun e Artit në Pekin. Sipas një raporti të Vision Times, trupi i yllit të filmit The Legend of The White Snake nuk është djegur sic u pretendua në fillim. Fati i tij ka qenë dhe më i tmerrshëm, sipas informacioneve në rrjet. Konspiracionistet insistojne se ai është përdorur për një lloj rituali satanik nga njerëz të pushtetshëm, është trajtuar me formalinë dhe më tej, i është nënshtruar një plastifikimi biologjik. 

“Kukulla njerëzore”, misteri që po çmend Kinën

Në një përditësim tronditës lidhur me vdekjen e aktorit kinez, një videoklip i ri është shfaqur në internet që dyshohet se tregon aktorin e ndjerë  të johur ndryshe edhe si Alan Yu, duke u transportuar në një thes të zi. Agjencia e menaxhimit të aktorit 37-vjeçar, Tianyu Media, është vënë gjithahtu në radarin e përdoruesve të rrjetit pasi u zbulua se të paktën nëntë artistë të tjerë të lidhur pikërisht me këtë kompani, kanë "vdekur ose janë zhdukur" gjithashtu në rrethana tepër të dyshimta.

“Kukulla njerëzore”, misteri që po çmend Kinën