Djali i superyllit portugez Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo Jr., ka bërë një hap simbolik drejt botës së të rriturve: ai ka blerë makinën e tij të parë, edhe pse është vetëm 15 vjeç.
Në rrjetet sociale, i riu është shfaqur krenar pranë Lamborghini Urus S, një model luksoz i bardhë, i njohur për kombinimin mes elegancës dhe fuqisë ekstreme. Ky model kushton rreth 265 mijë euro në tregun spanjoll dhe konsiderohet një nga SUV-të më të shpejtë në botë.
Nën kapakun e saj fshihet një motor V8 me turbo, që prodhon 650 kuaj fuqi dhe e çon makinën nga 0 në 100 km/orë për vetëm 3.5 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 305 km/orë.
Megjithatë, Cristiano Jr. do të duhet të presë edhe pak për ta drejtuar vetë këtë “bishë” në rrugë. Ligji në Arabinë Saudite, ku familja Ronaldo jeton aktualisht, lejon drejtimin e automjetit vetëm pas moshës 18-vjeçare — ose që në 17 vjeç me patentë provizore dhe nën mbikëqyrje.
Derisa të vijë ai moment, mbetet për t’u parë nëse babai i tij, i njohur për pasionin ndaj supermakinave, do të jetë instruktori i parë i djalit të tij në timon.


