KreuCelebrity

Historia si në filma e Angela Martinit me miliarderin Drago Savulescu!

 

Angela Martini, e njohur si modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka përjetuar një histori dashurie me drama që duket si skenar filmash. Historia e saj dhe e biznesmenit rumun Dragos Savulescu, përfshin luks, skandale financiare, arrati, kërkim nga Interpoli dhe një arrest ndërkombëtar, duke ngjallur interes të madh mediatik.Angela dhe Drago kanë një djalë 3-vjeçar, Kyree Martini Savulescu.

Historia si në filma e Angela Martinit me miliarderin Drago Savulescu!

Dragos Savulescu është një biznesmen rumun i përfshirë në çështje financiare dhe ligjore me ndikim ndërkombëtar. Ai u dënua për shpërdorim fondesh publike dhe mashtrim, duke u përfshirë në një skandal që përfshinte rreth 114 milionë euro. Për shkak të këtyre akuzave, ndaj tij u lëshua urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol.

Historia si në filma e Angela Martinit me miliarderin Drago Savulescu!

Drama filloi kur Dragos Savulescu u arrestua në Mykonos nga autoritetet greke, bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Rumani. Sipas raporteve, fotot që Angela publikonte në Instagram mund të kenë ndihmuar atëherë në gjetjen e vendndodhjes së tij. Megjithatë, ai u lirua shpejt pasi gjykata greke refuzoi ekstradimin në Rumani, duke argumentuar mungesë bazash ligjore.

Savulescu akuzohej për përfshirje në organizatë kriminale dhe mashtrim financiar. Angela deklaroi atë kohë se ato akuza ishin pjesë e një “abuzimi shtetëror” dhe se nuk kishte prova të drejtpërdrejta kundër bashkëshortit të saj. Ajo i ka përshkruar momentet e arrestimit si traumatike, duke folur për stresin dhe frikën që përjetuan gjatë këtij procesi.

Kombinimi i luksit, arratisjes, arrestimit ndërkombëtar dhe mediave sociale i jep historisë elemente që duket si skenar filmash. Angela Martini ka rrëfyer se ka qenë një periudhë e vështirë, por ka theksuar se ata dolën sërish të lirë dhe të bashkuar.

Historia si në filma e Angela Martinit me miliarderin Drago Savulescu!

Së fundmi Dragos Savulescu ka fituar lirinë pas 7 vitesh arrati dhe problemesh ligjore, por duket se dramat nuk kanë përfunduar akoma. Ditën e sotme mediat e huaja kanë shkruar se sipas disa burimeve,  Angela dhe Drago i kanë dhënë fund martesës së tyre.