
Ylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, po përballet me një problem kronik në ijë, të njohur si pubalgjia, raportojnë mediat spanjolle.
Ky dëmtim i shkakton dhimbje të forta dhe mund të paraqesë rrezik afatgjatë për karrierën e tij. Yamal u pa duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbjet gjatë humbjes 2-1 ndaj Real Madridit në “El Clásico”.
Në klubin katalanas ekziston frika se dëmtimi mund të mos ketë një shërim të plotë.
Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve mjekësore, talenti i ri vazhdon të shihet si shpresa më e madhe e Barcelonës dhe e futbollit spanjoll për vitet që vijnë.
-
Ronela Hajati pjesë e "BBV5", ish-banori i zbulon sekretin!
1 Nëntor, 12:44 -


