Reperja e njohur Cardi B ka tronditur ndjekësit me një deklaratë të pazakontë mbi rutinën e saj të kujdesit për flokët. Në një transmetim live në Instagram, artistja 33-vjeçare, në pritje të fëmijës së saj të katërt me Stefon Diggs, pranoi se nuk i ka larë flokët për disa muaj.
“Nuk i kam larë flokët për rreth dy muaj... Jo, po gënjej, ndoshta për tre! Nuk e di as vetë,” tha Cardi me të qeshur, ndërsa mbante në kokë një kapuç parukeje.
Në videon e shpërndarë më pas në platformën X, ajo vijoi me humorin e saj karakteristik:
“Me siguri kam çdo lloj veze brenda këtyre flokëve, mizash, mushkonjash, gjithçka,” u shpreh ajo, duke prekur kokën.
Megjithëse shumë fansa e morën si shaka, disa ndjekës reaguan me neveri ndaj rrëfimit të sinqertë të reperes. “Do të vjell përnjëmend,” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Imagjino aromën!”.
Të tjerë, përkundrazi, e morën situatën me sportivitet. “Ajo po bën shaka, e ju po e merrni seriozisht,” shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër pyeti me ironi: “Kush e kërkoi këtë informacion, Cardi?”
Në të njëjtin live, Cardi B tregoi se po përgatitet t’i japë fund periudhës pa kujdes ndaj flokëve.
“Duhet t’i vendos vaj kokës, pastaj nesër do t’i laj. Nga e mërkura do t’i bëj gërsheta,” tha ajo.
Cardi nuk është personazhi i parë publik që flet hapur për “higjienën”. Moderatori britanik James Corden ka pranuar më herët se i lan flokët vetëm çdo dy muaj, duke shtuar me shaka në emisionin e tij se “është histori e vërtetë”.
Cardi B është shprehur edhe më herët për raportin e saj me flokët. Në postimet e vitit 2021, ajo tregoi se ka pasur vështirësi në kujdesin ndaj tyre që fëmijë, duke u përballur me stereotipe për shkak të origjinës së saj miks nga Trinidad dhe Republika Domenikane.
“Nuk ekziston ‘flokë të këqij’. Të gjithë flokët janë të bukur – thjesht duan kujdesin e duhur,” ka shkruar ajo.
Ajo madje ndau me fansat recetën e saj natyrale me ujë qepe të zier, që sipas saj ndihmon në rritjen e flokëve, dhe e përdor edhe për vajzën e saj, Kulture, 7 vjeçe.
