KreuCelebrity

Bashkëpunim me Rita Orën? Me një story, Ylli Limani i tha “të gjitha”!

Bashkëpunim me Rita Orën? Me një story, Ylli Limani i tha

Këngëtari i njohur nga Kosova, Yll Limani, duket se po përgatitet për një projekt të ri muzikor — dhe këtë herë, mund të mos jetë vetëm. Ai pritet të bashkojë forcat me Rita Orën, këngëtaren shqiptare me famë botërore, për një bashkëpunim që ka ndezur menjëherë interesin e fansave.

Gjithçka nisi pasi Rita publikoi këngën e saj të fundit “All Natural”, të cilën Ylli e vlerësoi me një mesazh në rrjete sociale: “Rita!! Love All Natural”, duke treguar hapur entuziazmin për projektin e saj.

Rita reagoi menjëherë me fjalë të ngrohta, duke e quajtur Yllin “legjendë” dhe duke shtuar:
Ah legjendë, faleminderit!! Do të thotë shumë, sidomos nga një mik shqiptar.”

Bashkëpunim me Rita Orën? Me një story, Ylli Limani i tha

Pas këtij shkëmbimi, Ylli i propozoi këngëtares një bashkëpunim muzikor, të cilin ajo e pranoi me kënaqësi, duke u shprehur se do ta pëlqente shumë. Ai përmbylli bisedën duke thënë se do të lidhen së shpejti për detajet.

Rita Ora e ndau këtë moment në Instagram Story, duke bërë tag Yll Limanin, ndërsa ai e ripostoi menjëherë, duke ndezur zërat për një projekt të afërt mes tyre.