Pohimi vjen prej atyre vete: Moderatorët e projektit televiziv dedikuar fëmijëve “Fun Camp” Aleksandër Grami dhe Ermir Hoxhaj, do të jenë pjesë e sezonit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.
Duke pyetur edhe personazhin tjetër, Kërmill Mili, që me shaka tha se pas projektit do të ishte opinionist i Big Brother VIP Albania 5, dy aktorët e show-t të humorit “Portokalli” u shprehën se edhe ata do të ishin aty, si banorët e sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur shqiptar.
“Ne do të jemi banorë”, thanë ata, teksa Mili i habitur tha se do u jepte opinione kritikuese në çdo puntatë.
Projekti televiziv “Fun Camp” u realizua në një kamp, pranë natyrës dhe kafshëve me lojëra dhe sfida për të vegjlit.
Aktori Ermir Hoxhaj ka qenë i ftuar në një nga prime e BBV4, ku edhe ka imituar aktorin Laert Vasili. Por mbetet per t`u pare nese Ermiri e Sandri do jetë pjesë e BBV5, pasi vete produksioni deri tani ka heshtur mbi deklaratën e dy aktorëve.


