Hollywoodi po feston një tjetër çift të famshëm! Aktorja dhe këngëtarja Dove Cameron dhe lideri i Måneskin, Damiano David, kanë vendosur të bëjnë hapin tjetër në marrëdhënien e tyre, duke u fejuar pas dy vitesh lidhje. Lajmi u bë i ditur nga TMZ, i cili publikoi edhe foto ekskluzive të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në Sydney, Australi.
Në imazhet, të dy u panë duke ecur dorë për dore, të veshur me të zeza, ndërsa Dove, 29-vjeçare, kishte veshur një kostum elegant. Çifti filloi të dilte në vitin 2023, dhe lidhja e tyre u konfirmua publikisht në nëntor të atij viti, kur kamera i kapën duke shkëmbyer puthje në një plazh në Sydney.

Dove Cameron ka ndarë gjithashtu postime emocionale në rrjetet sociale për përvjetorin e lidhjes së tyre 2-vjeçare, duke e përshkruar këtë periudhë si “më e mira e jetës së saj”. Ajo theksoi se ndihet e emocionuar çdo ditë për praninë e Damiano-s në jetën e saj dhe se dashuria e saj është e pamundur të përshkruhet me fjalë.
“Dy vitet më të mira të jetës sime. Jam e prekur deri në lot të paktën një herë në javë sepse jeta është bërë kaq e bukur që kur ti hyre në të. Të dua në një mënyrë që nuk do të jem kurrë në gjendje ta shpreh me fjalë, por nuk do të ndalem kurrë së provuari. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”, shkroi Dove.
Ky lajm konfirmon se romanca e çiftit ka kaluar në një tjetër fazë, duke e bërë të gjithë botën e showbizit të flasë për këtë lidhje të dashur dhe të komentuar.
