Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, Elinara Shehu ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Erand Sojlin gjatë eksperiencës në Fermën VIP, por edhe për perspektivën e saj për dashurinë pas eksperiencës televizive.
"Shiko dhe unë me respekt do të them që ka qenë një gjë e fermës dhe do të mbetet fermës," tha Elinara, duke e mbajtur lidhjen me Erandin në kufijtë e respektit dhe privatësisë.
"Unë Erandin s’e kam takuar më që pas përfundimit të programit. Nuk vrapoj më pas asnjë mashkulli. Kam vrapuar vetëm pas bashkëshortit, babait të fëmijëve, për 18 vjet rresht, dhe që atëherë e kam vendosur që nuk do ndjek më askënd. Nuk do të ndjek më pas një mashkulli vetëm për nevojën e vetme të një lidhjeje."
Kur u pyet për ndikimin e vajzave të saj në jetën sentimentale, Elinara tregoi me krenari se ato kanë qenë gjithmonë pro:
"Po, ato janë duke u lutur që unë të kem dikë në jetën time. Por unë jam ajo që jam dhe kam kaluar në ato ujëra dhe dallgë. Nuk është se nuk e kam provuar dashurinë; e kam provuar dhe e kam kuptuar çfarë dua dhe çfarë nuk dua më."
Elinara shton se për të, dashuria nuk është më prioriteti kryesor: "Kam një fazë tjetër të jetës ku dashurinë mund ta gjej në shumë gjëra të tjera, në familje, në pasionet e mia. Nesër pasnesër do të bëhem gjyshe, vajzat i kam të rritura dhe kjo më jep mundësinë të mbush jetën me gjëra që më bëjnë të lumtur pa u nënshtruar presionit për një partner."
Ajo thekson se nuk do të ndjekë marrëdhënie të sforcuara dhe detyruara: "Nuk jam për gjëra të sforcuara. Gjithçka duhet të ndodhë natyrshëm. Nuk do të vrapoj më pas një mashkulli, përveçse nëse është e shkruar të ndodhë. Kurrë mos thuaj kurrë, por tani e di çfarë dua dhe nuk kam nevojë të ngutem."
Për Elinarën, marrëdhënia me Erandin mbetet një kujtim i veçantë dhe një pjesë e përvojës së Fermës VIP: "Ajo që ndodhi brenda fermës mbetet aty. Tani unë fokusohem te momentet që më sjellin kënaqësi reale – familja, vajzat e mia, dhe gjërat që më japin gëzim çdo ditë."
Video e plotë më poshtë:
