Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani vjen këtë vit në Kënga Magjike me këngën “Jetoj” një material që përcjell një mesazh të fortë mbi dashurinë në epokën ku po jetojmë, atë digjitale.
E duket se artistja e madhe e estradës shqiptare është gati për skenën e Pallatit të Kongreseve,për të emocionuar sërish publikun me “Jetoj” në edicionin e këtij viti të Këngës Magjike.
Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, Manjola ka treguar emocionet që tashmë po e përgatisin për këtë rikthim:
“Pres që kjo këngë jonë ‘Jetoj’ të jetë një pjesë e magjisë së madhe të Këngës Magjike. Shpresoj që ajo të emocionojë zemrat e njerëzve. Ndoshta ato këngët e festivaleve të para kanë mbetur kaq shumë në mendjet e njerëzve sepse ata dëgjonin më shumë muzikë dhe emocionoheshin më shumë nga muzika. I donin më shumë artistët dhe ishin më të lidhur me ta, sepse jeta nuk kishte akoma këtë ritmin frenetik të tanishëm dhe këtë ndjekje të gjërave materiale.”
Manjola shprehet se dëshiron që performanca e saj të lërë një gjurmë të veçantë tek publiku:“Shpresoj që ato minuta të zenë vend në zemrat e njerëzve dhe të thonë që ‘Manjola na i bëri katër minuta të jetës prapë të bukura’, si në këtë rast apo në ato të mëparshmet.”
Ky rikthim i Manjolës premton emocione të forta dhe një lidhje të veçantë mes artistit dhe publikut, duke rikthyer magjinë dhe ndjeshmërinë që ka karakterizuar festivalet shqiptare të muzikës.
Video e plotë më poshtë:
