KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël!

Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël!

Pas dasmës së saj përrallore këtë verë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Luar Arani, ka emocionuar ndjekësit me një lajm të bukur nga jeta e saj personale. Ajo dhe bashkëshorti i saj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti, që i dha fund beqarisë në një ceremoni romantike buzë detit, vetëm pak muaj më parë, duket se po përjeton një periudhë të mbushur me lumturi.

Luar ndau lajmin se është në pritje të ëmbël përmes një postimi artistike në Instagram ku dhe dukej hija e saj me barkun e rrumbullakosur në krah të partnerit, ndërsa në sfond duken tullumbaca në formë zemre. Me shumë finesë, ajo ka zgjedhur të shoqërojë foton me mbishkrimin:

“Pasagjer i ri në bord.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luar Arani (@luararani)

Ky detaj i thjeshtë, por domethënës, mjaftoi që rrjetet sociale të mbusheshin menjëherë me urime, komente të ngrohta dhe mesazhe dashurie nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.

Për Luar Aranin, ky është një nga kapitujt më të veçantë të jetës. Pas viteve të përkushtimit ndaj muzikës dhe skenës, këngëtarja po hyn në një fazë të re atë të nënës së ardhshme.

Ende nuk dihet gjinia e bebit, por një gjë është e sigurt: pritja e ëmbël ka sjellë një ndjesi të re gëzimi dhe frymëzimi në jetën e artistes.