Rrjeti shpertheu nga komentet pas publikimit te nje fotoje te vjeter te Antonela Berishës. Pamjet ku ajo duket shume ndryshe, u diskutuan gjerësisht për shkak të ndryshimit të madh në pamje.
Por Antonela nuk ka qëndruar në heshtje. Ajo ka reaguar përmes një postimi të gjatë në duke sqaruar se fotografia është kur ajo ishte vetëm 12 vjeç, edhe pse ngjan më e madhe për shkak të makijazhit që kishte përdorur në atë kohë.
“Publiku më njeh për atë që jam sot, por jo për atë që kam qenë dje. Nuk e bëj këtë postim për vëmendje apo shantazh, por për t’u treguar vajzave që nuk duhet të kenë turp nga rruga e tyre,” shkruan Antonela, qe pranon hapur se gjatë viteve ka bërë disa ndërhyrje estetike si otoplastikë, rinoplastikë dhe procedura jo-invazive si fillerat, të cilat thotë se i ka shkrirë më vonë.
Antonela rrëfen se, si shumë vajza të tjera, është ndikuar nga “standardet e bukurisë” që shoqëria imponon, sidomos në botën e ekranit.
“Bota shqiptare të përçmon sepse je e shëmtuar, por të përçmon edhe sepse je e bukur. Populli thotë: ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’,” shprehet ajo teksa thekson se sot, në moshën 29-vjeçare, nuk pranon më t’i diktohet si duhet të duket apo të jetë, duke i inkurajuar vajzat që e ndjekin të mos bëhen viktima të standardeve të paarritshme të bukurisë:
“Kush kërkon të gjejë shëmtinë, do ta gjejë gjithmonë. Por kush është i predispozuar të shohë të bukurën, do ta shohë gjithashtu.”


