KreuCelebrity

Vajza e lodhur/ Trendi i ri: Rrathët e errët poshtë syve, papërsosmëri dhe grim i çrregullt në mënyrë artistike!

 

Vajza e lodhur/ Trendi i ri: Rrathët e errët poshtë syve,

Është një truk, edhe pse mund të mos kuptohet: "Tired girl make up" është një prej trendeve më virale të momentit, ose e thënë ndryshe një lloj bukurie që promovon pamjen e lodhur dhe papërsosmërinë estetike, duke I bërë këto normat e reja estetike. Një trend i përqafuar sidomos nga Gjenerata Z, me tutoriale të shumta online sesi të arrihet kjo pamje e vecantë, e cila në fakt nuk ka të bëjë aspak me pakujdesinë. 

Vajza e lodhur/ Trendi i ri: Rrathët e errët poshtë syve,

Si të arrihet grimi që imiton fytyrën e lodhur: Hije të kontrolluara vjollcë nënsy për të krijuar idenë e rrathëve të errët, laps të shtuar poshtë, vetulla të krehura, lëkurë jo perfekte, buzë që duken sikur kanë nevojë për një rregullim me buzëkuq, ose të mbuluara fare pak m,e një shkëlqyes. Nuk është pakujdesi e vërtetë, e gjitha vjen nga një punë e kujdesshme që synon promovimin e bukurisë së vërtetë natyrore, pa e fshehur lodhjen dhe duke përqafuar papërsosmërinë njerëzore. 

"Vajza e lodhura"kanë pushtuar sfilatat e modës, me në fokus grimin që nxjerr në pah autenticitetin, por edhe sofistikimin dhe joshjen si Jenna Ortega, Lily-Rose Depp apo Iris Laë. Një magjepske prej papërsosmërisë, e cila nuk duhet ngatërruar megjithatë me grimin në stilin gotik, I cili është më i theksuar dhe karakterizohet nga një lëkurë shumë më e çelët, dhe që në prag të Halloëeenit, shijoi një ringjallje mjaft të fortë.