
Në një rrëfim të rrallë për jetën private të familjes Trump, Melania ka tërhequr vëmendjen me përgjigjet e saj. Në një intervistë me moderatoren e njohur Greg Gutfeld në emisionin The Five, ish-Zonja e Parë e SHBA-së u pyet për zakonet e natës të bashkëshortit të saj, Donald Trump.
Kur u pyet se a vesh pizhama, Melania buzëqeshi dhe tha shkurt: “Jo.” Kur u përpoqën të nxirrnin më shumë detaje, ajo bëri gjestin e njohur “zip lips” dhe ndryshoi temën, duke lënë një nuancë misteri mbi jetën intime të ish-presidentit.
Përtej buzëqeshjes dhe gjestit të shpejtë, deklarata e Melanias ofron një pasqyrë të vogël në jetën private të çiftit Trump. Ajo konfirmon se Donald Trump nuk ka zakon të veshë pizhama, duke e “humanizuar” figurën e njohur për stilin e tij të biznesit dhe prani publike.


