KreuCelebrity

“Burrin më seksi në botë” shpallet Jonathan Bailey nga revista ‘People’!

 

“Burrin më seksi në botë” shpallet Jonathan Bailey

Revista prestigjioze amerikane People ka shpallur aktorin britanik Jonathan Bailey si “Burrin më seksi në botë” për vitin 2025. Ky titull, që çdo vit tërheq vëmendjen e publikut dhe mediave në mbarë botën, këtë herë i është dhënë yllit të njohur nga seriali Bridgerton dhe filmi i ardhshëm Wicked.

Bailey, i cili u bë i njohur për publikun në rolin e Anthony Bridgerton në serialin e suksesshëm të Netflix, ka përjetuar një ngritje të jashtëzakonshme në karrierë gjatë viteve të fundit. Ai do të shfaqet në filmin shumë të pritur Wicked, përballë këngëtares dhe aktores Ariana Grande — një projekt që pritet ta forcojë edhe më shumë statusin e tij në Hollywood.

Në intervistën për People, aktori 36-vjeçar u shpreh me modesti dhe humor për titullin:

“Është një nder i madh, edhe pse më duket ende pak e çuditshme të më quajnë ‘burrin më seksi’. Por nëse kjo sjell pak buzëqeshje, atëherë ia vlen,” – tha Bailey.

“Burrin më seksi në botë” shpallet Jonathan Bailey