KreuCelebrity

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime” aktorja e njohur bën publike lidhjen!

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime” aktorja e njohur

Jennifer Aniston ka surprizuar ndjekësit me një postim të ëmbël në rrjetet sociale, duke i uruar ditëlindjen partnerit të saj, Jim Curtis.

Aktorja e njohur nga seriali legjendar Friends, 56 vjeçe, ndau në Instagram një foto bardh e zi, ku shfaqet duke përqafuar Curtis-in nga pas. “Happy birthday my love,” shkroi Aniston në mbishkrimin e postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Jennifer dhe Jim u përfolën për herë të parë si çift në korrik, pasi u panë së bashku në një jaht, mjaft të afrueshëm me njëri-tjetrin. Që prej asaj kohe, çifti është parë në disa dalje publike përfshirë darka me miq të afërt si Jason Bateman dhe bashkëshortja e tij Amanda Anka, si dhe në premierën e sezonit të katërt të serialit The Morning Show në shtator.

Burime pranë çiftit kanë treguar për revistën PEOPLE se Aniston dhe Curtis janë “ po kalojnë shumë mirë bashkë.” Ata janë prezantuar nga një mik i përbashkët, pasi aktorja kishte lexuar librin e Curtis-it dhe e njihte punën e tij si autor. “Ai është shumë ndryshe nga çdo person që Jennifer ka takuar më parë,” ka shtuar burimi.

Jim Curtis ka më shumë se dy dekada eksperiencë në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. Në faqen e tij zyrtare, ai përshkruhet si një autor dhe hipnoterapeut që ndihmon njerëzit të “hyjnë në versionin e tyre më të mirë.” Ai shpesh ndan video motivuese në rrjete sociale, ndërsa sipas miqve të çiftit, Curtis ka ndikuar pozitivisht edhe tek Jennifer.

“Ai e ka ndihmuar të ngadalësojë ritmin e jetës,” ka thënë një burim për PEOPLE. “Jennifer është mësuar të jetojë me ritme të shpejta, mes projekteve të shumta, por Curtis e ka ndihmuar të përqendrohet më shumë tek vetja.”