Saga merr nje kthese te papritur: Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës si kryebashkiak i Tiranës, e vendosur kjo nga Gjykata Kushtetuese në një votim të ndarë 5 me 3, duke rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, shkruajnë mediat.
Kësisoj, anulohet edhe dekreti i Bajram Begajt dhe Tirana nuk shkon në zgjedhje.
Vendimi i Kushtetueses në favor të Veliajt vjen pas përballjes mbi 7 orë seancën publike të 31 tetorit, ku ishte i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i cili u përball me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet.
Me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë, Këshilli Bashkiak i Tiranës propozoi shkarkimin e Veliajt, vendim që u mor më datë 25 shtator nga qeveria me firmë të vetë kryeministrit Rama.

