Fansat e reperit legjendar Sean “Diddy” Combs kanë mundësi të shohin për herë të parë fytyrën e tij si i burgosur në FCI Fort Dix, New Jersey. TMZ ka siguruar foton e reperit duke u shëtitur në oborrin e burgut gjatë kohës së tij të lirimit për ajrosje.


Kjo është fotografia e parë e Sean “Diddy” Combs. Me kapuç portokalli dhe xhaketë blu të trashë, reperi legjendar duket tjetër njeri pas arrestimit të tij në shtator 2024.


Kamerat nuk lejoheshin në sallën e gjyqit gjatë verës, kur Diddy u shpall fajtor për disa akuza të lidhura me prostitucionin, Diddy po shërben një dënim 50-mujor dhe tashmë punon në lavanderinë brenda burgut. Mjekra e tij e thinjur dhe pamja e përgjithshme e ndryshme nga çfarë jemi mëesuar ta shohim reperin po trondisin fansat që nuk e kishin parë qartë prej muajsh.
