KreuCelebrity

Rita Ora dhe Ylli Limani do të sjellin 'hitin e vitit', zbulohet një pjesë nga kënga e re!

Një surprizë e bukur për adhuruesit e muzikës shqiptare dhe për fansat e artistëve ndërkombëtarë: Rita Ora dhe Yll Limani kanë ndarë për herë të parë një fragment të këngës së tyre të re, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin që prej kohësh pritej nga publiku.

Ylli publikoi në rrjetin TikTok një video ku dëgjohet pak nga kënga e sapo të përgatitur bashkë me Rita Orën. Fragmenti përfshin vargje në anglisht dhe në shqip, dhe përzierja e stileve të të dy artistëve u pa menjëherë nga ndjekësit.

Nuk dihet ende titulli i saj ose data e publikimit, por dihet se do të jetë shumë shpejt.