KreuCelebrity

U njohën në "Big Brother" dhe tani po ndahen, si nisi historia e dashurisë së Nedës me vëllain e Belinda Ballukut?

 

Neda dhe Orgen Balluku janë njohur në reality show-n më të njohur në Shqipëri, në "Big Brother". Në 2010-2011, ata ishin dy nga personazhet më të përfolur të “BB4” dhe lidhja më e diskutuar e asaj kohe. Ata konsideroheshin çifti më jetëgjatë në listën e njerëzve që u njohën dhe u lidhën në reality show, por duket se nuk është më kështu.

Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të tre fëmijëve. Neda ka vazhduar të shfaqet në ekran dhe si opinioniste e “Përputhen”, "BBV" dhe e ftuar në intervista, ku dhe ka folur për sekretet e një martese jetëgjatë, si e saj me Orgenin. 

Neda i ka dhënë fund martesës me Ogrenin duke kërkuar të hënën zyrtarisht divorcin në gjykatë, sipas Voxnews.com. Flitet se kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Por a e dinit se ky i fundit është vëllai i Zv. Kryeministres, Belinda Balluku? 

Pra Neda Ballku dhe Belinda Balluku janë kunata edhe pse ato nuk kanë një dalje publike së bashku.