KreuCelebrity

"Varet nga personi që ke përballë...", Elsa Lila 'thumbon' Arbana Osmanin?

Së fundmi mori vëmendje të madhe 'lufta' e dy moderatoreve, Grida Dumës dhe Arbana Osmanit, kjo pasi bënë  'xing' me të ftuarën, e cila ishte këngëtarja Elsa Lila. Edhe pse e regjistuar në kohë të ndryshme, rastërisht në të njëjtën fundjavë, të dyja moderatoret kishin të ftuar Elsën. Pas publikimit të promos së dy emisioneve nisi dhe 'lufta'.

Arbana u detyrua ta publikonte emisionin e sja në Youtube një ditë më përpara se trasmetimi i saj i zakonshëm, në të njëjtën ditë me Gridën, por në një orar paradite, ndërsa Grida po atë ditë në mbrëmje. 

Ajo çfarë u vu re nga të dyja intervistat ishte gjendja emocionale e Elsës, e cila në podcastin e Gridës dukej më e qetë, ndërsa te Arbana më e irrituar. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit, të cilët kanë shkruar komente të shumta, por Elsa ka pasur një përgjigje edhe për këtë.

“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetëkorrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”

Elsa i është përgjigjur këtij komenti, duke u kuptuar si një 'thumb' për Arbanën, pasi ndryshimet e saj në sjellje lidhen me personin që ka përballë.

"Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuume kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë.”

"Varet nga personi që ke përballë...", Elsa Lila

 

Ajo çfarë është vënë re pas kësaj është se Elsa e ndjek në Instagram Gridën, ndërsa Grida jo atë. Duket se Grida ka një hatërmbetje tashmë me Elsën pas kësaj përplasje emisionesh.