KreuCelebrity

"Sir David Beckham" Legjenda e futbollit merr titullin e nderit nga Mbreti Charles III

Pas një karriere të jashtëzakonshme 21-vjeçare në futboll, gjatë së cilës luajti për Manchester United, Real Madrid, PSG dhe LA Galaxy dhe grumbulloi 115 paraqitje për Anglinë, 58 prej të cilave si kapiten, David Beckham ka marrë më në fund titullin e nderit nga Mbreti Charles në Kështjellën e Windsor-it.

'Isha në lot kur e mësova për herë të parë dhe ndoshta për disa muaj më pas gjithashtu. Kjo javë ka qenë shumë emocionale. Nuk kam qenë nervoz, thjesht emocional,' tha Beckham pas marrjes së titullit.

'I jam shumë krenar. Kam ardhur nga një familje shumë e thjeshtë e Londrës, gjithmonë kam dashur të bëhem futbollist profesionist. Dhe tani jam këtu në Kështjellën e Windsor-it me monarkinë më të rëndësishme në botë dhe marr një titull nderi, kështu që nuk mund të ketë diçka më të mirë.'

 

Beckham bëhet futbollisti i 16-të mashkull që nderohet me këtë titull, bashkë me emra si Sir Gareth Southgate, Sir Geoff Hurst dhe Sir Alex Ferguson. Megjithatë, njohja e tij shkon përtej futbollit: ai është nderuar për kontributin e tij në sport dhe humanitarizëm.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave Olimpike 2012 në Londër, ndërkohë që vazhdonte ende të luante futboll profesionist, dhe tani është bashkëpronar i klubit Salford City dhe bashkëpronar i Inter Miami në MLS.

Përveç sportit, Beckham ka qenë ambasador i mirëbesimit për organizatën humanitare UNICEF që nga viti 2005 dhe vitin e kaluar u emërua ambasador i Fondacionit të Mbretit një organizatë bamirësie që fokusohet në edukimin për natyrën. Ai gjithashtu ndihmoi në lansimin e bamirësisë Malaria No More UK në vitin 2009 dhe ishte anëtar themelues i këshillit drejtues.

Ky nderim vjen 22 vjet pas marrjes së titullit Officer of the Order of the British Empire (OBE) për shërbimet e tij në futboll.

Me titullin ‘Sir’ (Zotëri), tanimë edhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, mund të përdorë titullin ‘Zonjë’

Titulli “Sir” është një nderim që jepet në Mbretërinë e Bashkuar nga monarku (aktualisht Mbreti Charles III) për arritje të veçanta në shoqëri, sport, kulturë, ose shërbim publik. Kur dikush quhet “Sir”, kjo tregon se personi ka marrë një urdhër (knighthood) dhe është i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.