Pati reagime te shumta ne rrjet pas intervistes që Elsa Lila dha për ‘Mirëmbrëma Yje”, ku u tregua shumë e indinjuar me ish-nxënësen e saj Albina Kelmendi. Këngëtarja tha se ‘Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë’, dhe e akuzoi ish nxenesen se i ka ‘vjedhur votat në Festialin e RTSH’ , tesa shtoi dhe se ajo ka shumë avokatë në familje dhe kur do, drejtësia funksionon në këtë vend.
Ndryshe u shfaq në podcastin e Grida Dunes, ku dikush shkruanre: "Elsa tek Grida ishe shumë më e qetë. Në fakt jo çdo ditë jemi me humor të mirë, plus që, nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, je munduar të vetëkorigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme që në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë reagime të tuat. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar”.
E pas këtij komenti Elsa nuk ka nguruar fare që fajin për agresivitetin e saj t’ia hedhë drejtpërdrejtë Arbana Osmanit:
“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë.”


