KreuCelebrity

Tension në studio! Çfarë ndodhi mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit?

 

Moderatorja dhe gazetarja e njohur, Neda Balluku, ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.

E ftuar në emisionin Goca dhe Gra në Top Channel, Neda u shfaq e përlotur teksa rrëfeu se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e shëndetshme dhe se prej disa kohësh jetojnë të ndarë.

Por le të themi se përveç temës kryesore, temë tjetër u bë edhe gricjet e Nedës me Rozanën. Të ulura ngjitur me njëra-tjetrën në panel tensioni dukej se ndjehej më shumë prej tyre, kujtojmë se ato kanë hatërmbetje për shkak të historive të kaluara dhe si pasojë edhe opinionet e Nedës në "BBV4" u quajtën nga Rozana si 'sulm'.

Në mbrëmjen e djeshme çdo pyetje që Rozana i drejtohej, Neda i përgjigjej me ironi dhe e interpretonte si një hakmarrje ndaj saj për opinionet në "BBV4".

Rozana: Do vazhdoni ta mbani mbiemrin e ish-bashkëshortit?

Neda: Mendoj që është shumë e kollaj, një vijë shumë e hollë që ndan biseda të rëndësishme nga llafet e grave.

 Rozana: Mbiemri nuk është llafe grash.

Neda: Ka mbaruar Bigu, Rozana, po Ori 

Rozana: Nëse nuk mund të përgjigjesh, thuaj thjesht nuk di ose nuk mund të përgjigjem.