Moderatorja dhe gazetarja e njohur, Neda Balluku, ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.
E ftuar në emisionin Goca dhe Gra në Top Channel, Neda u shfaq e përlotur teksa rrëfeu se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e shëndetshme dhe se prej disa kohësh jetojnë të ndarë.
“Prej shumë vitesh tashmë marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them, sepse dua ta menaxhoj këtë moment me privatësi. Prioriteti im më i madh janë fëmijët. Mendoj se duhen mbrojtur dhe duhet të jem pranë tyre. Mami ju do shumë, ju jeni jeta ime,” – u shpreh ajo me emocion.
