KreuCelebrity

Kim Kardashian fajëson ChatGPT për deshtimet në provime

Kim Kardashian fajëson ChatGPT për deshtimet në provime

Kim Kardashian ka treguar me humor se inteligjenca artificiale nuk është gjithmonë shpëtimtare madje ndonjëherë, mund të të “fundosë” në provime!

45-vjeçarja, e cila prej disa vitesh po ndjek rrugën për t’u bërë avokate, ka pranuar se ka përdorur shpesh ChatGPT si ndihmë. Por kjo, sipas saj, i ka sjellë më shumë telashe sesa përfitime.

“Kur kam ndonjë pyetje, i bëj foto dhe e fus aty... dhe pastaj dështoj në test. Gjithmonë! Pastaj zemërohem dhe filloj i bërtas,” ka rrëfyer Kim për Vanity Fair gjatë një interviste me Teyana Taylor.

Taylor e quajti inteligjencën artificiale “një mik dhe armik njëkohësisht”, dhe Kim ra dakord.

“Po, një frenemy! Pastaj më kthehet e më thotë: ‘Ky është një mësim që të mëson të besosh instinktet e tua’. Dhe unë mendoj a e ka seriozisht?!”

Ylli i “The Kardashians” madje zbuloi se ndan me shoqet e saj foto nga bisedat me AI, duke bërë shaka për “tonin” me të cilin i përgjigjet platforma.

Megjithatë, Kim mbetet e vendosur të realizojë ëndrrën e saj. Pas kalimit të “baby bar”-it në përpjekjen e katërt, ajo ka dhënë testin përfundimtar këtë verë dhe pret rezultatet me plot besim.

“Do të jem e kualifikuar për avokate brenda dy javësh,” tha ajo në The Graham Norton Show pak kohë më pare.

“Ndoshta pas 10 vitesh do të heq dorë nga ‘Kim K’ dhe do të bëhem avokate gjyqi. Është ajo që dua më shumë.”