KreuCelebrity

Aktorja legjendare Diane Ladd ndërron jetë në moshën 89-vjeçare

Aktorja legjendare Diane Ladd ndërron jetë në moshën

Aktorja e njohur amerikane, Diane Ladd  e nominuar tre herë për çmimin Oscar dhe një prej figurave më të dashura të kinemasë amerikane ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vajza e saj, aktorja Laura Dern, përmes një deklarate prekëse për The Hollywood Reporter.

“Në fluturim me engjëjt tani,” shkroi Dern.

“Nëna ime e jashtëzakonshme, heroina ime dhe dhurata më e madhe e jetës sime, Diane Ladd, u nda nga jeta me mua pranë saj, në shtëpinë tonë në Kaliforni. Ajo ishte vajza, nëna, gjyshja, aktorja, artistja dhe shpirti më empatik që mund të ekzistonte vetëm në ëndrra. Jemi me fat që e patëm në jetën tonë. Tani ajo po fluturon me engjëjt.”

Ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes së aktores, por në vitin 2018 u bë e ditur se Ladd vuante nga sëmundja e mushkërive.

Një karrierë e artë që zgjati më shumë se gjashtë dekada

E lindur në vitin 1935 në Kaliforni, Diane Ladd ishte kushërira e dytë e dramaturgut legjendar Tennessee Williams. Karrierën e nisi në vitet 1960 me role në seriale televizive si Wide Country, Perry Mason, Mr. Novak dhe Hazel.

Debutimin në kinematografi e pati në vitin 1966 me filmin The Wild Angels, duke hapur rrugën për një karrierë të gjatë e të suksesshme në film dhe televizion

Ladd u nominua tre herë për çmimin Oscar, si dhe katër herë për Golden Globe, duke e fituar një herë për rolin e saj në sitcom-in Alice, ku u vlerësua si Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor.

Rolin e saj të madh e arriti në filmin e Martin Scorsese, Alice Doesn’t Live Here Anymore (1974), ku interpretoi Florence Jean “Flo” Castleberry një kamariere të dashur, por të ashpër.

Dyshja nënë e bijë bashkëpunuan shpesh në projekte të ndryshme, përfshirë serialin Enlightened (HBO), filmat Citizen Ruth, Daddy and Them dhe veprën eksperimentale të Lynch, Inland Empire.

Në dramën e vlerësuar Rambling Rose (1991), Ladd fitoi nominimin e tretë për Oscar për rolin e nënës që strehon një vajzë të re me të kaluar të vështirë të interpretuar nga vetë Laura Dern.

Tags:

diane ladd