KreuCelebrity

I fiksuar me numrat, çudit Anthony Hopkins: Gruaja mendon se jam autik!

I fiksuar me numrat, çudit Anthony Hopkins: Gruaja mendon se jam autik!

Aktori legjendar Anthony Hopkins ka bërë një rrëfim të pazakontë mbi shëndetin e tij, duke zbuluar se gruaja e tij, Stella Arroyave, e ka sugjeruar të vizitojë një mjek për të kontrolluar nëse mund të vuajë nga sindroma e Aspergerit.

Në moshën 87-vjeçare, fituesi i dyfishtë i çmimit “Oscar” pranoi se gjithmonë ka pasur një prirje të fortë për perfeksion, duke u fiksuar pas detajeve dhe numrave, gjë që shpesh e ka bërë të jetë tepër kërkues me veten dhe të tjerët. Pikërisht këto sjellje e shtynë bashkëshorten e tij të dyshojë për një formë të lehtë të çrregullimit të spektrit të autizmit.

“Në një moment, Stella më tha: ‘Mendoj se ti ke sindromën e Aspergerit.’ Unë mbeta pa fjalë, sepse nuk e dija saktësisht se për çfarë po fliste,” – rrëfeu aktori në një intervistë të fundit, duke e pranuar me humor dhe reflektim këtë moment.

Sindroma e Aspergerit është pjesë e spektrit të autizmit dhe ndikon në mënyrën se si një person ndërvepron me të tjerët dhe percepton botën përreth. Edhe pse zakonisht diagnostikohet në fëmijëri, ajo mund të identifikohet edhe në moshë të rritur.

Deklarata e Hopkins vjen pak ditë pas publikimit të librit të tij të ri “We Did OK, Kid”, ku ai ndalet në reflektime mbi jetën, artin dhe rrugëtimin e tij personal — një rrëfim që, si gjithmonë, e bën të dashur publikun për sinqeritetin dhe mençurinë e tij.