KreuCelebrity

Turjan Hysko ekskluzivisht për Bordo: Kazerma është dhurata që i bëra vetes për 40-vjetor!

Turjan Hysko ekskluzivisht për Bordo: Kazerma është dhurata

Producenti i njohur Turjan Hysko vjen në një intervistë ekskluzive për Bordo, ku rrëfen emocionet, sfidat dhe mesazhin pas filmit të tij i cili po pritet me kurizotet, “Kazerma” një projekt që ai e cilëson si “një dhuratë artistike për veten”.

“Ky film më mësoi që produksionet filmike janë maksimumi që mund të realizosh. Është një ingranazh fantastik, shumë i vështirë për t’u vënë në lëvizje, por kur vihet në lëvizje është diçka shumë e bukur,” shprehet Hysko, duke shtuar se puna me ekipin e tij ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme.

“Në fillim thosha ‘është filmi im’, pastaj në fund thashë ‘është filmi ynë’ dhe e besoj vërtet këtë gjë.”

Filmi, sipas Hyskos, shërben si një reflektim i gjerë mbi realitetin shoqëror, ku secili shikues mund të gjejë diçka nga vetja

“Kazerma është një laborator ku mund të reflektojnë të gjithë, media, personazhet publikë, shoqëria, ata që komentojnë pas tastierës dhe publiku në tërësi.”

Duke folur për momentin personal që shënon ky projekt, Hysko rrëfen:

“Unë mbusha 40 vjeç dhe mendon është një etapë që shënjon jetën e dikujt. Nuk kam shumë qejf të mirat materiale, ndaj mendova që një dhuratë artistike ishte gjëja më e bukur që mund t’i bëja vetes dhe jam shumë i kënaqur për këtë.”

Sa i përket ndikimit që “Kazerma” mund të ketë në kinemanë shqiptare, Hysko mbetet realist dhe modest:

“Uroj që të jetë një vlerë e shtuar për kinematografinë shqiptare. Koha dhe publiku do ta tregojnë më së miri.”

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë më poshtë: