KreuCelebrity

Dhurata e Cristiano Ronaldos për Donald Trump: Është një nga ata burra që…

 

Në samitin e G7-ës të mbajtur në Kanada në qershor 2025, një moment i papritur bëri xhiron e mediave botërore: Donald Trump mori si dhuratë një fanellë të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo, e përfaqësueses portugeze, me numrin e tij legjendar 7.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka treguar më shumë për këtë dhuratë gjatë një interviste të fundit për prezantuesin britanik Piers Morgan.Ronaldo u shpreh se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është një nga burrat që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës.

Intervista nxiti vëmendjen për përfshirjen e rrallë të një atleti në politikë, pasi shumica e sportistëve zakonisht shmangin komentet publike mbi udhëheqës globalë për të mos prekur markën e tyre.