
Neda dhe Orgen Balluku janë njohur në reality show-n më të njohur në Shqipëri, në "Big Brother". Në 2010-2011, ata ishin dy nga personazhet më të përfolur të “BB4” dhe lidhja më e diskutuar e asaj kohe. Ata konsideroheshin çifti më jetëgjatë në listën e njerëzve që u njohën dhe u lidhën në reality show, por duket se nuk është më kështu.
Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të tre fëmijëve. Neda ka vazhduar të shfaqet në ekran dhe si opinioniste e “Përputhen”, "BBV" dhe e ftuar në intervista, ku dhe ka folur për sekretet e një martese jetëgjatë, si e saj me Orgenin.
“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se ne u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”
Neda i ka dhënë fund martesës me Ogrenin duke kërkuar të hënën zyrtarisht divorcin në gjykatë. E ftuar në emisionin Goca dhe Gra në Top Channel, Neda u shfaq e përlotur teksa rrëfeu se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e shëndetshme dhe se prej disa kohësh jetojnë të ndarë.
-
-
Vdes njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, Gopichard Hinduja!
5 Nëntor, 10:41


