Dy prej aktoreve më të njohura turke, Demet Özdemir dhe Büşra Develi, janë përfshirë në një përplasje të fortë në setin e serialit “Eşref Rüya”, (Dashuria e Eshrefit)/ Sipas faqes “Magazinane”, konflikti ka nisur pas një postimi të Büşra Develit, që thuhet se e ka vendosur Demet-in në një pozitë të sikletshme dhe e ka paraqitur në mënyrë përçmuese.
Kjo ka nxehur Ozdemir dhe ka sjellë tensione të dukshme në set. Publikimi i këtij postimi ka shkaktuar debat të madh në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa mbrojnë Demet Özdemir duke e quajtur reagimin e saj të drejtë, ndërsa të tjerë mendojnë se situata është ekzagjeruar nga media.
Mediat turke ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për incidentin, ndërsa produksioni i serialit nuk ka reaguar publikisht për këtë përplasje që tashmë po komentohet gjerësisht online.
Fansat po pyesin: “A është ky një keqkuptim i momentit apo një krisje e vërtetë mes dy aktoreve të njohura?”
Ndërkohë ndjekësit kanë shpërthyer në komente, disa duke e quajtur lajmin “gënjeshtër” dhe duke mbrojtur aktoret, të tjerë duke ironizuar situatën dhe duke përmendur se “Eşrefi duhet të jetë xheloz”, duke iu referuar personazhit mashkull të serialit.


