KreuCelebrity

Cher nuk përmbahet për partnerin 40 vite më të ri: E dua, është i bukur dhe shumë i talentuar!

Cher nuk përmbahet për partnerin 40 vite më të ri: E dua,

Cher dëshmon se mosha është vetëm një numër në dashuri. Në një intervistë për CBS Mornings, këngëtarja 79-vjeçare foli hapur për marrëdhënien e saj me producentin muzikor Alexander “A.E.” Edwards, 39 vjeç, duke theksuar se 40 vitet diferencë mes tyre nuk kanë krijuar asnjë pengesë në romancën e tyre.

“Jo, shyqyr Zotit,” u shpreh Cher, kur u pyet nëse mosha ka ndikuar në lidhjen e tyre. “Ai gjithmonë më thotë: ‘Ti plakesh, por shpirti yt bëhet më i ri.’”

Këngëtarja e hitit “Believe”, e cila nisi lidhjen me Edwards në vitin 2022, nuk i kurseu fjalët e dashurisë për partnerin e saj.

“Ne qeshim gjatë gjithë kohës dhe unë thjesht e dua,” tha Cher. “Mendoj se ai është i bukur dhe një nga njerëzit më të talentuar që kam njohur ndonjëherë.”

Cher u ndal edhe te marrëdhënia e saj me djalin 6-vjeçar të Edwards nga lidhja me Amber Rose, Slash, me të cilin ajo ka krijuar një raport të veçantë.

“Unë gjithmonë thoja, ‘Zot, më jep një fëmijë të vogël dhe një burrë,’” tregoi ajo me humor. “Slash është i mrekullueshëm  shumë i zgjuar, çamarok dhe thjesht një kënaqësi.”

Pavarësisht komenteve dhe paragjykimeve për dallimin në moshë, Cher theksoi se ata nuk i kushtojnë rëndësi kritikave.

“Ata nuk jetojnë jetën time,” tha ajo. “Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh. Por ne e kalojmë shumë mirë bashkë.”

Në prill, përfaqësuesit e këngëtares hodhën poshtë thashethemet për ndarje, pasi A.E. u pa vetëm në festivalin Coachella. Ndërkohë, në maj 2024, Cher rrëfeu për E! News se Alexander i kishte organizuar një festë surprizë për ditëlindjen e saj të 78-të, duke e quajtur “një natë të mrekullueshme në Chateau Romanov”.

Tani, çifti duket se është gati të kalojë në një tjetër fazë bashkëpunimi këtë herë muzikor.

“Ai dhe unë do të bëjmë një album të ri,” tha Cher, duke zbuluar se Edwards do të jetë producenti i projektit të ardhshëm.