KreuCelebrity

Sa ka kushtuar një film si “Kazerma” për producentin Turjan Hysko, ai e zbulon ekskluzivisht për Bordo!

Sa ka kushtuar një film si “Kazerma” për producentin

Regjisori dhe producenti Turjan Hysko ka folur ekskluzivisht për revistën Bordo rreth filmit të tij më të ri, “Kazerma”, duke ndarë prapaskenat e realizimit dhe sfidat financiare të këtij projekti ambicioz.

I pyetur për koston e filmit dhe mënyrën e sigurimit të fondeve, Hysko pranoi se sponsorizimi në kinemanë shqiptare mbetet një nga proceset më të vështira, pasi shpesh kërkon kompromise që prekin krijimtarinë artistike.

“Në fakt, sponsorizimi i filmave është shumë i vështirë, sepse ti, për të marrë sponsor, nuk duhet të cënosh goxha skenarin dhe mënyrën se si realizohet filmi. Kështu që unë shpresën e kam tek publiku, që të shkojë ta shohë në kinema, që të paktën mos të dalim me shumë humbje në këtë projekt shumë ambicioz,” tha Hysko për Bordo.

Sa i përket kostove të filmit, producenti u tregua i rezervuar për shifra konkrete, duke theksuar se shpenzimet ende nuk janë mbyllur, pasi faza e marketingut vazhdon.

“Kostot nuk i them dot sepse nuk kanë mbaruar akoma. Ka ende kosto marketingu, kështu që nuk mund t’i them ende. Por të bësh film nuk është e thjeshtë. Megjithatë, me njerëzit e duhur dhe me stafin mirëkuptues, realizohen gjëra të bukura,” u shpreh ai.

Filmi “Kazerma” është një nga prodhimet më të mëdha të Hyskos deri më tani dhe pritet të tërheqë interes të gjerë nga publiku shqiptar në sallat e kinemasë.

Për më tepër ndiqni intervistën më poshtë: