KreuCelebrity

Ndryshime në ‘Eurovision 2026’, këto shtete rikthehen në garë pas disa vitesh!

Pas disa vitesh mungese, tre vende të njohura të Evropës Lindore, Bullgaria, Rumania dhe Moldavia do të rikthehen në skenën e Eurovision Song Contest 2026, që do të mbahet në Vjenë, Austri.

Bullgaria përfaqësohet nga televizioni publik BNT (pjesëmarrja e fundit në Torino 2022), Rumania nga TVR (pjesëmarrja e fundit në Liverpool 2023), ndërsa Moldavia nga TRM, që mungoi vetëm një vit pas Malmö 2024.

Edhe pse rrugëtimi drejt Eurovision 2026 sapo ka nisur, tashmë janë zbuluar disa detaje zyrtare. Qyteti pritës, Vjena, datat e netëve finale, 12, 14 dhe 16 maj, si dhe vendi i mbajtjes, Wiener Stadthalle.

Eurovision 2026 po formësohet si një nga edicionet më emocionuese të viteve të fundit dhe me rikthimin e Bullgarisë, Rumanisë e Moldavisë, garës i shtohet një melodi e veçantë ballkanike e lindore.