KreuCelebrity

George Clooney rrëfen sekretin e një martese të lumtur: Unë dhe Amal nuk jemi..

 

George Clooney, një nga aktorët më të dashur të Hollywood-it dhe fitues i çmimeve Oscar, ka zbuluar së fundmi sekretin e martesës së tij të lumtur me Amal Clooney. Çifti, që këtë vit feston 11-vjetorin e martesës, duket se ka gjetur formulën ideale për një lidhje të qëndrueshme e të qetë.

Në një intervistë për People, aktori 64-vjeçar tha se ai dhe bashkëshortja e tij nuk janë grindur asnjëherë që kur janë martuar.

“Amal dhe unë, të gjithë mërziten kur e them këtë, por ne nuk kemi bërë kurrë një argument. Asnjë,”  rrëfen Clooney me buzëqeshje.

Sipas tij, sekreti qëndron në mënyrën se si e shikojnë jetën dhe marrëdhënien:

“Kur je më i rritur, kupton se nuk ka asnjë arsye të ngresh zërin apo të debatosh për gjëra të vogla. Nëse ajo do të pikturonte murin me të kuqe, mua nuk më intereson. Nuk ka pse të bëhet diskutim.”