KreuCelebrity

Camilla pati një koment për sëmundjen e saj, dhe Kate-it me siguri nuk i pëlqeu!

 

Camilla pati një koment për sëmundjen e saj, dhe Kate-it me

Kate Middleton tregoi në një video shtatorin e 2024-tes se kishte përfunduar kimioterapinë dhe tashme kanceri ishte zhdukur. Por reagimi i Camilla-s, paska qene thumbues.

Sipas Daily Mail, mbreteresha edhe pse qe shprehur “shumë e lehtësuar” për rikuperimin e Kate, sërish pretendohet se ajo kishte bërë shaka me miqtë, duke thënë se videoja ishte si “një reklamë shampoje”.  

Lajmi vjen pas zërave të shumtë se Camilla ka një marrëdhënie disi të tensionuar me princin William dhe Kate Middleton, edhe pse kjo e fundit është përpjekur që të zgjidhet çështja.

Eksperti mbretëror Christopher Andersen tha për “Us Weekly” se William thjesht “e duron” Camillan, ndërsa një tjetër burim shtoi:

“Hendeku për t’u kapërcyer, eshte i madh. William dhe Harry gjithmonë kanë pasur mosbesim te Camilla dhe ndjenin zemërim ndaj saj, për shkak të përkushtimit qe kishin ndaj nënës së tyre. Ata nuk ndiheshin rehat të hapeshin vërtet ndaj saj. Mosbesimi i William dhe Harry ndaj saj u rrit kur zbuluan se Camilla po “rrëfente” histori te media për t’u dukur më mirë.”