Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit duket se e ka pranuar vete se është konvertuar në fenë islame. Nga nje vajze me nje jete aktive në rrjete sociale dhe për paraqitjet me stil modern e shpesh provokues, Aleksia ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës, duke zgjedhur një stil më të thjeshtë e modest, shpeshherë edhe e mbuluar me shami.
Në rrëfimin e saj, ajo nuk pranon sakaq qe vendimi për t’u konvertuar te kete ardhur për arsye romantike.
“Qetësohuni, kurrë nuk do konvertohesha për dikë”, është shprehur Aleksia, duke shtuar se udhëtimi i saj shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, kur për herë të parë kishte marrë pjesë në faljen e xhumasë.
“M’u deshën vite që të ndieja momentin e shahadetit. Ky ka qenë një vendim i pjekur,” – ka theksuar ajo.
Aktualisht, Aleksia sipas pamfleti.net, jeton mes Spanjës dhe Egjiptit, ku duket se ka gjetur balancën mes besimit fetar dhe jetës moderne.


