KreuCelebrity

“Serbi, Serbi të q** motrën”/ Videoja që ndezi rrjetin, Egli: Pse ju dhemb?

 

Një nga ish-banoret e edicionit të fundit të "Big Brother Vip", e cila bëri shumë bujë edhe pas daljes nga shtëpia është padyshim Egli Tako. Sikur mos të mungonin gjykimet e publikut për shkak të dramave në BBV me përpjekjet për romancën me Gjestin, ajo u gjykua shumë edhe më vonë për projektet e saj muzikore dhe koncertet. 

E ftuar në emisionin “Pardon  My French” për një intervistë ekskluzive me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën hapi performancën duke nisur një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit, konkretisht: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q** motrën!”.

Këtë situatë Egli zgjodhi që ta sqaronte në Top Albania Radio duke shpjeguar gjithçka dhe duke theksuar se:

E kam përjetuar vetëm për faktin se si çdo gjëje tjetër i vihen bishta nga mbrapa dhe tjetërsohet historia sepse normalisht që lajmi dhe titulli shesin. Ti nuk e di fare se si ka ardhur situata në atë pikë, unë nuk kam qenë iniciatorja e të bërtiturit kundër Serbisë edhe pse në fund të ditës, pse mos të isha?

Nuk e di pse ju dhemb kaq shumë shqiptarëve domethënë, se për herë të 250 u tha edhe njëherë tjetër kjo gjëja që nuk e di se sa vite ka që thuhet. Nuk e di pse këtë radhë i pickoi kaq fort dhe e morën kaq personale. A i kanë rregulluar marrëdhëniet me serbin, ku e di unë?

Egli shtoi se:

Nuk më shqetëson vetëm për faktin se unë e di shumë mirë se si ka ardhur si situatë. Unë, nga goja ime, nuk kam nxjerrë në as edhe një moment të vetëm asnjë fjalë banale. Turma e nisi atë gjë, u bëra pjesë me ta, e ndjeva të bëhesha. Kaq, pikë. Mbaroi muhabeti. U desh të bënim një gol historik ndaj Serbisë që të rikthehej dhe të thonë “Kjo është gjendja ime në këto momente.” Kur kjo është gjendja që ti e ke masakruar ti deri dje.