Një moment i papritur dhe disi qesharak priti shikuesit gjatë puntatës së emisionit "Albania's Got Talent". Teksa kamera ishte e fokusuar tek Kastro Zizo, i cili po dëgjonte me shumë vëmendje Elsa Lilën duke kënduar, një mizë u shfaq në xhaketën e tij.
Një moment i kapur nga kamerat dhe i transmetuar, duket se nuk u vu re nga regjia, por u shpërnda edhe në rrjetet sociale. Edhe pse insekti ishte mjaft i dukshëm në xhaketën e tij të bardhë me vija, të gjithë e kishin vëmendjen tek 'talenti i fshehur' i Elsës, e cila po këndonte në gjuhën mandarin.

Epo duket se studioja duhet të rrisë pak masat elementare të pastrimit dhe inspektimit para transmetimeve.
Mizat kërkojnë dritë dhe lagështi, studiot me dritare ose pajisje të ngrohta mund t’i tërheqin. Zgjidhjet janë të thjeshta, kontrolle periodike, dritare të mbyllura gjatë transmetimit dhe pastrim i rregullt.
-
Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri prej...
6 Nëntor, 13:50 -


